• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e arrestimit të dy shkodranëve të konsideruar me rrezikshmëri të lartë

Lajme, Të fundit



Dy persona të shpallur në kërkim dhe të konsideruar si me rrezikshmëri të lartë u arrestuan sot te Komuna e Parisit, gjatë një aksioni të ndërmarrë në bashkëpunim nga FNSH-ja, RENEA, Policia e Tiranës dhe ajo e Shkodrës.

Ndërkohë është publikuar edhe momenti i arrestimit të tyre.

Nga ky operacion u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër. Bëhet me dije se i shumëkërkuari ishte fshehur në një pallat te Komuna e Parisit, të cilin e kishte marrë me qira.

Siç njofton policia, ky shtetas rezulton i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.

Ai gjithashtu dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal në Shkodër,  ndërsa ka dyshime të forta se ai ka gisht  edhe në disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqendrën e veriut. Së bashku me 33-vjeçarin, efektivët arritën  të prangosnin në flagrancë edhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/419054618891042/



4 Comments

  1. Si ka mundësi që të gjithë të rezikshmit janë nga Veriu, sepse vetëm ato arrestohen!!!!!!????

  2. Filmat e rilindjes…Perca e sundo..Kta dy te sotmit ishin me rezikshmeri te larte…Pika qe nuk ju bie (4 vjet i denuar)

  3. Nisen forcat speciale antiterror e dhjetra policë për të kapur një të dënuar me 4 vjet për kultivim kanabisi. O jeni në vete, o polici leshi. Po në Shqipëri ka me mijra vetë që ndihmojnë, mbjellin, kujdesen e transportojnë kanabis (edhe ish ministri I brendshëm Tahiri e shumë oficerë e drejtorë policie i ndihmonin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *