• |
ide | kryesore

Soreca prezanton sondazhin: 93% e shqiptarëve duan integrimin në BE

Lajme, Të fundit


Nga një sondazh i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë rezulton se 93% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjetjet e sondazhit u prezantuan këtë të hënë nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në kuadër të hapjes së Javës Evropiane.

Soreca, në fjalën e tij theksoi se shqiptarët e duan BE-në dhe se sipas tij fokusi i Bashkimit Evropian në Shqipëri është e ardhmja e vendit, rinia. “Synimi ynë është të zbatojmë reformat e plota. Rinia është e ardhmja e vendit, delegacioni i BE u organizua për të krijuar hapësirën për dialog, në shkolla të mesme e universitete. Çdo takim që kemi bërë ka qenë me shkëmbime dhe zbulime”, tha Soreca.

Sipas sondazhit të publikuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, mbështetja e qytetarëve shqiptarë ndaj BE-së që në vitin 2014 ka qenë në rritje. Sipas sondazhit, qytetarët shqiptarë kanë një opinion pozitiv për mënyrën se si e trajton BE-ja Shqipërinë dhe sipas tyre kushtet e caktuara nga BE-ja për Shqipërinë janë të mira.

I pranishëm në hapjen e Javës Evropiane, ministri i komanduar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Europa është gjendja e natyrshme shqiptare. “Karakteri evropian i Shqipërisë nuk përcaktohet prej organizimeve kalendarike, por nga përvoja e saj historike, përmbajtja e patjetërsueshme kulturore dhe ambicia e saj madhore politike”, theksoi ai.

“Kjo javë është përkujtim për Evropën dhe BE-në në veçanti. Është java e mendimit të Evropës me Shqipërinë si pjesë integrale e saj dhe i mendimit të BE-së me Shqipërinë, që një ditë do të bëhet pjesë e saj. Angazhimi ynë për Evropën është pjesë pashkëputshme e kulturës tonë ditore”, deklaroi Cakaj.

Cakaj nënvizoi më tej se “Hapja e negociatave nuk do të jetë kurorëzim i ndryshimeve që ne duam, por një mundësi shtesë për të arritur atë që duam”. “Ne jemi një shoqëri që më shumë se 90 për qind e mbështesim integrimin në BE. Ky nuk është një stacion politik por një detyrim ndërkombëtar”, theksoi më tej ai.


3 Comments

  1. paska punuar shume ky soreka duke prezantuar sontazhet te lumte shume pune per ty dhe qeverine si shtojse qe jeni dhe ju

  2. 99.99 % E DUAN INTEGRIMIN NE BE . 0.01 % QE NUK E DO JANE VETE POLITIKANET E TE DY KRAHEVE . JASHTE BE-se VJEDHIN ME REHAT KURVAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *