• |
ide | kryesore

Pasi dështuan me planin për ndarjen e Kosovës, Thaçi e Rama takohen në Tiranë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se me kryeministrin Rama ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës ai ka takuar edhe presidentin shqiptar, Ilir Meta, ndërsa pasdite takon edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherni.



3 Comments

  1. Si mund te tradhtosh dicka kur ti nuk e ne dore ate dicka,por ke ne dore celsat e kashtes,por intriga qe u ngrit mbi kete tradheti duhet bere telenovele,kurse kur deti u shit per greket duke u firmosur nga dy tregtaret pa license salih dhe lulu ai boti pertej atlantikut shba ja vuri kembet ne nje kepuce,te vegjelit nuk dhjesin dot pa lejen e amerikes,sepse perfundon aty ku jane sot keta pushta burra,njeri duke pritur ngordhjen dhe tjetri daljen nga politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *