• |
ide | kryesore

Rama në konferencë me Mogherinin: Meritojmë hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi në një konferencë me Federica Mogherinin se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe meriton hapjen e negociatave. Rama ka informuar publikun për diskutimin që pati në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së.

“Jemi të bindur se i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë. Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve dhe meriton hapjen e negociatave”, tha Rama.

“Jam këtu me zonjën Mogherini, me të cilën kam biseduar një sërë temash të rëndësishme për vendin tonë dhe që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE.

Tema që u bisedua mes meje dhe zonjës Mogherini ishte ajo për çeljen e negociatave për Shqipërinë, si një gur themeli për të ndërtuar rrugën tonë eruopiane përmes negociatave. Biseduam për disa tema, ndër të tjera edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si pjesë me rëndësi për integrimin e rajonit në BE sa më shpejt. Ne si qeveri do të luftojmë për një Shqipëri sa më të mirë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë, pastaj sigurisht edhe për të hyrë në BE si prioritet absolut.” – shtoi kryeministri.



7 Comments

  1. Ne i meritojme, por c’e do, jane te tjeret qe na pengojne. Fajin gjithmone e ka dikush tjeter, Saliu, Ahmet Zogu, Merkel, Trump ndoshta edhe Sulltan Murati II qe nuk arriti ta marre Krujen, por ne jemi te paster dhe te kulluar. Me drejtesine e re p.sh,. do denonohen te gjithe te korruptuarit qe nuk kane leke te paguajne dritat dhe BE na e ka zili per kete.

  2. As e merritojme e as do hapen. Edhe nese hapen do perdoret politikisht dhe rilindasit do e bejne aq te madhe sikur te kene çuar ne hene. Por dardha e ka bishtin mbrapa!

  3. Gjithmonë duhet lexuar e kuptuar me kokë poshtë ajo që reklamon ky fytyrësholla. Çdo i marrë gëzohet kur bën çmendurina. Pastaj , meritat vinë varg e vi, edhe pse nuk i meriton , or ti…

  4. Ekstrakt dhe nje arsye per mos hapjen e negociatave:

    Qëllimi i Rilindjes nuk ka qënë shëndoshja e financave publike por kontrolli politik i çdo qindarke; ruajtja me vendosmëri e aftësisë për të vendosur kush do i marrë lekët i pari ndër mbështetësit e vet politikë, dhe kujt do ja vonojnë sa të mundin që t’i prishin punë, e pse jo ta falimentojnë.

    Kjo sjellje e paramenduar, eliminon konkurrencën e lirë e të ndershme, shkatërron klimen e biznesit dhe e bën Qeverinë komandante supreme të ekonomisë së tregut.
    Për këtë arsye, ekonomia shqiptare nuk mund të kualifikohet si një ekonomi tregu funksionale, kusht sine qua non për integrimin europian – pra dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim. 

    E pyeti njeri ramen ose mogherinin ???
    Media kazan!!!???
    Normal jepu 2 a 3 milion eur dhe pret te bejne pyetje???
    Pyetja do ishte ku e keni vene pilturen e rames zonja mogherini??
    Kjo ja vlen te diskutohet……….
    ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *