• |
ide | kryesore

Siguria ushqimore, shkarkohen tre drejtorë të AKU-së

Lajme, Të fundit



Tre drejtorë rajonalë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Burime të Lapsi.al thonë se është shkarkuar drejtori i Tiranës, Korcës dhe Durrësit. Motivacioni për shkarkimin lidhet me mospërmbushje të detyrave funksionale. Ndërkohë ka shkarkime edhe të disa inspektorëve. Kohët e fundit ka patur një debat të madh për sigurinë ushqimore pas denoncimeve në media. Qeveria nga ana tjetër ka vendosur të ndryshojë Kodin Penal për të dënuar me burg të gjithë ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *