• |
ide | kryesore

(FOTO) Grabitet nën kërcënimin e thikës banesa e mjekut në Librazhd

Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të sotëm persona ende të paidentifikuar grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në lagjen nr.1 në Librazhd.

Sipas informacionit paraprak të policisë, grabitësit kanë hyrë në banesën e Kujtim Albrahimit dhe nën kërcënimin e thikës e kanë grabitur. Ky i fundit, mjek gjinekolog, në momentin e grabitjes ka qenë së bashku me bashkëshorten dhe pasi e kanë kërcënuar është detyruar t’u tregojë grabitësve vendin ku mbante paratë.

Nga informacionet e para, dyshohet se i kane grabitur rreth 10 milionë lekë disa bizhuteri. Nga grabitja nuk ka perona të lënduar. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *