• |
ide | kryesore

Mbahen homazhet në nder të “Dëshmores së Atdheut”, nëntetares Zarife Hasanaj (FOTO)

Lajme, Të fundit



Në ambientet e Pallatit të Kongreseve po zhvillohen homazhet në nder të Zarife Hasanajt, nëntetares së rënë në krye të detyrës gjatë misionit “Enhanced Forward Presence” të NATO-s në Letoni.

Ceremonia përcjellëse do të zgjasë deri në orën 11:30, kur pas disa minutave që familjarët kanë kërkuar për t’i dhënë veçmas lamtumirën Hasanajt, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaxhçka dhe Kryeministri Edi Rama, do të përmbyllin homazhet me fjalën e tyre. Më pas arkëmorti me trupin e nëntetares do të levizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u dërguar drejt banesës së fundit, pranë dëshmorëve të Forcave të Armatosura (FA), pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

 

 

Sipas vendimit të marrë nga ekzekutivi, e sotmja është shpallur ditë zie kombëtare. Për këtë arsye, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në mesditë do të mbahet një minutë heshtje.

Nëntetarja Hasanaj humbi jetën  si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë zbatimit të misionit të NATO-s, ku mbeten të plagosur major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *