• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, reagim i fortë nga ambasada amerikane: Basha dhe Kryemadhi…

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar disa orë para protestës së opozitës. Me anë të një deklarate zyrtare, Ambasada e SHBA-së ndryshe nga herët e tjera i është drejtuar me emra kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilëve u ka kërkuar që të distancohen nga aktet dhunës.

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore.

Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së.

Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.

Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik”, thekson Ambasada e SHBA.



25 Comments

    1. Ja dhe jashteqitjeqitarist e Shqiperise, palmer qe nuk eshte tjeter veq kryellumi i mutqeverise. Ngaterron dialektet, qe te mos kuptohet muti, t’emen ,o sa squarr eshte. Fotitii.

  1. I dhunshem eshte Koncesionari Kryeminister.

    1. Me dhune grabiti dhe tjetersoi Rrugen e Kombit per perfitime Oligarkesh.

    2. Me dhune eshte Kryeministri I vetem pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.

    Shkurt ben cfare I don qejfi. Privatizon, koncesionon, vjedh dhe NUK ke Ky ankohesh.

  2. Po ta permendi emrin amerika per keq atere ka marre fund nuk vjen kurre ne pushtet. Ne kte bote ca thote amerika behet

  3. Ashtu i thane abdylhamitit diplomatete huaj
    I keni Bo atentat ambasadorit Rus
    Ne fakt ja kishin Bo vete qe te fillonte nje lufte ruso- turke.
    Ju tha si mendoni
    Russia Ka te drejte than ata
    Mire tha se e rregulloj vete do tanxjerre rusine ne det
    Ju turre ambasadoret i lepine b Abdylhamitit.
    Nuk du as lulin as moniken
    Ramen jo e Jo
    Por boll e tallet b me kte popull
    Sistem demokratik me mendesi komuniste nuk Ka.
    Jemi lodh 75 vjet eksperimente.

  4. nje pyetje; sipas mendimit tuaj (militanteve) SHBA, Europa, OSBE, dhe absolutisht te gjithe perfaqesuesit e selive ne Shqiperi jane duke komplotuar kunder PD-se? Seriozisht e mendoni? Seriozisht mendoni Rama ka aq fuqi sa ka korruptuar gjysmen e botes? Kaq analfabet funksional jeni? Apo keni intersat e tua te vogla, nje vend pune andej, ndonje leke ketej?

    1. Po sipas mendimit tend jo-militant dhe jo-analfabet funksional, nuk kemi asnje arsye per te protestuar? Nuk e di ku jeton, por me thuaj si duhet te dalin protestuesit, me frak apo me lule ne duar. Edhe nje pyetje: edhe me 21 Janar kete mendim kishe, apo ate dite dhuna ishte e justifikuar? Po paradoksin me te madh e keni ju bijte dhe niperat e komunisteve kur papritur u gdhite me pro-Amerikane se amerikanet vete.

      1. Patjeter qe duhet protestuar, nuk po mbroj Ramen, arroganca e tij ma shpif ne fakt. Ne 21 janar kisha te njejtin mendim, deri sa u VRANE 4 vete dhe kryeministri i asokohe, i pranishem edhe tani shpiku cadra-pisotlete etj (do e flasim, apo argument tabu?) Do vertet ta denosh, po vertet? Me vote. Dhem nese ke vertet prova, per ato qe thua, arrestoje Ramen dhe gjithe te tjeret.

      2. Degjo mor djale a vajze, ka shume gjera qe nuk shkojne ketu ne Shqiperi.
        Shume e shume probleme as nuk filluan dhe as nuk do mbarojne me Ramen por mos na hap barkun duke legjitimuar kete proteste.
        Cilet nga drejtuesit e revoltes te duket idealist ty? Me thuaj njerin dhe jam une i pari qe do dal ne shesh bashke me ty!

  5. Cila ambasade ???

    Ambasada pa ambasador?????

    Apo ambasada e peshkatarit Lu????

    Ambasada e shba?

    Apo ambasada e sorros ne shqiperi???

    Ne fakt kjo ambasade e perlyer keqazi me sorros dhe kaq partizane dmrh e aka mbetur pa

  6. KUSH FLET PUTINI APO SORASI SKA MUNDESI TE FLAS DEPARTAMENTI AMERIKAN KESHTU KETA NUKE SHOHIN AS KUR PARLAMENTI I SHTE I MBUSHUR ME KRIMINEL DHE PERDHUNUES AS KUR SHQIPIA U MBOLLE 99% HASHASH AS KU U BLEN VOTAT NGA MINISTRAT AS KUR NJE 1-KM RRUGE KUSHTON 20-MILJON ERO DHE 300-400 DALIN JASHT VETEM E VETEM PER TU PASURUAR 2-3 VETA KU ESHTE DHUNA E PROTESTUEZVE UNE NUK E SHOHE KJO QEVERI DUHET TE IZOLOHET SE SHPERNDAN VETEM INFEKSION TE TIPI GRISEL-ROSH-JELEZA-FRROK- E TE TJERRRRRRRRRRRR

  7. Cila ambasade ???

    Ambasada pa ambasador?????

    Apo ambasada e peshkatarit Lu????

    Ambasada e shba?

    Apo ambasada e sorros ne shqiperi???

    Ne fakt kjo ambasade e perlyer keqazi me sorros dhe kaq partizane dmth e anshme- ka mbetur pa ambasador. Kjo tregon qarte mosinteresin per tu marre me pislliqet e sorros ne shqiperi nga ana e administrates Trump.
    I la thjesht te paperfaqesuar ne ambsade. Jeni hici. Pra zero.

  8. Keto jane perralla me mbret. Si nuk e pane dhunen ndaj nje personi keta te Ambasades.? Si nuk e pane qe u dergua ne spital me vonese dhe spitali u rrethua nga police te armatosur edhe me kallashnikove? Si e pa Zeri i Amerikes kete? Gjithmone e me shpesh me kujtohet nje fjalim i KM kur mori pushtetin ne 2013 dhe kur e kishte me sistemin e korruptuar:”… Nese nje shqiptar shkon e punon ne Gjermani, do jete i pakorruptueshem, nese nje gjerman vjen te punoje ne Shqiperi, atehere do te korruptohet…” Me siguri gjermani nuk ka qene nje perfytyrim, por nje figure reale dhe e njeta gje ka ndodhur edhe me shume diplomate te huaj. Sa per Ameriken qe thone shkruajtesit e mesiperm me pagese, i ka dhene kaq shume rendesi Shqiperise, saqe ka nje vit qe nuk e cakton ambasadorin. Prandaj…

  9. Sa turp, sezona turistike po afrohet, duket se e bejn me qellim…
    Protestat jan te lejuara ne te gjith evropen dhe vendet demokartike, dhuna JO… Nese i themi vetes demokrat athere demokracia duhet te respektohet…

    Rroft shqipria.

  10. Kometues qe e duan ameriken kur e do dhe salihu,tani qe amerika e ka futur ne rreth salihun keta sulen si hijena duke e share ate,pyet amerika per ca batthorista qe salihu i paguan

  11. Nuk ishte kjo ambasade.Atehere me ambasador??sot pa??.Apo OSBE qe deklaronin qe ne Shqiperi nuk ka Droge .Eshte asgjesuar 99.98 %..Kush i beson?????Une jo.

  12. Pas amerikes do kapemi patjeter. Pas asaj qe ka bo boten carap si i ka dash qefi. Qe ka ber lemshe sa i ka dash qefi. Qe tallet me ata qe tallen me vehten per koker te qefit. Lluc gjithandej.

  13. O bashe. Mblidh loqen e trurit. Mos i cek ca kufij qe dhe berisha qe ishte 100 here me ekstrem dhe qe deri diku ja lejonte epoka ku jetonte nuk guxonte…. ik mblidh femijet, gruan shiko zer nje pune te mire a ne holland a ne shqiperi dhe lere kete muhabet mos genje as ata koqet qe ke mbrapa as veten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *