• |
ide | kryesore

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, tronditet “Wall Street”-i dhe bursat në Azi

Planet


Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës është përshkallëzuar, pas vendimit të shpallur ditën e djeshme nga Pekini zyrtar për ndërmarrjen e kundërmasës së rritjes të tarifës nga 10 % në 25 % mbi produktet e importuara amerikane, që përllogaritet të kapin vlerën e 60 miliardë dollarëve. Vendosja e tarifave reciproke mes këtyre dy superfuqive tregtare, ka shkaktuar një rënie në pikiatë të tregjeve globale të aksioneve, të përqendruar kryesisht në “Wall Street”, si edhe në bursat e Hong Kongut dhe të Japonisë.

Vendimi i Pekinit vjen pasi paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, për aplikimin e masave ndëshkimore ndaj Kinës si pasojë e bisedimeve të pasukseshme për arritjen e një marrëveshjeje tregtare, nisi të vihej në zbatim të premten e kaluar. SHBA-të kanë dyfishuar taksat mbi produktet dhe “Made in China”, që arrijnë vlerën e 200 miliardë dollarëve.

Vendimi për dyfishim e taksave është argumentuar nga Trump si një kundërmasë ndaj atyre që i cilëson si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj SHBA-ve, që i kanë mundësuar ekonomisë aziatike të shënojë sufiçit tregtar. Gjithashtu, Kina është vënë nën akuzën e vjedhjes së pronësisë intelektuale të firmave amerikane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *