• |
ide | kryesore

Salvini sulmon ashpër Merkel dhe Macron: Keni shkatërruar Bashkimin Evropian

Planet



Zëvendës kryeministri italian dhe njëherësh ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila u shpreh se nuk do të lejonte që “Lega Nord” të bashkëpunonte me grupimin e partive të djathta në Parlamentin Evropian. “Ne nuk duam që të bëjmë asgjë me Merkelin dhe Macronin, të cilët e kanë shkatërruar Bashkimin Evropian. Ne duam të shpëtojmë Evropën nga burokratët, bankierët dhe financuesit që e kanë shkatërruar për gjithë këto vite.”- tha Salvini.

Ky qendrim vjen pas intervistës së Merkelit në prestigjiozen italiane “La Stampa”, ku kancelarja përjashtoi edhe mundësinë e një aleance midis ndonjë partie të krahut të djathtë dhe anti-sistem me Partitë Popullore Evropiane (EPP).”Vetëm çështja e emigrimit është e mjaftueshme për të treguar pse kurrë nuk do të hapnim partinë ndaj zotit Salvini.”- është shprehur numri një i qeverisë gjermane.

Zgjedhjet evropiane do të mbahen përgjatë intervalit tre-ditor nga 23 deri më 26 maj të këtij viti. Bazuar në prognozat  e fundit, PPE-ja e qendrës së djathtë së bashku me socialistët dhe demokratët e qendrës së majtë, do të humbasin shumicën e tyre të kombinuar në PE, ndikuar nga fuqizimi i pandalsëhm i partive populiste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *