• |
ide | kryesore

Vrau efektivin e FNSH-së, burg përjetë për autorin

Lajme, Të fundit



Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku pas përplasjes me policinë, një person me probleme mendore vrau efektin e FNSH-së, Ardian Kodra, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e ka dënuar David Qosen me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë.

Vendimi i Apelit është dhënë disa muaj më parë, ndërsa janë rrëzuar pretendimet e Qosajt për gjendjen e tij shëndetësore. Gjatë gjykimit në Shkallë të Parë, mbrojtja pretendoi se në momentin që ka ndodhur ngjarja, i pandehuri i gjetur fajtor në të dyja shkallët e gjyqësorit, vuante nga një turbullim psikik, që ka ulur ekuilibrin mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, raporton Panorama.

Me gjithë këto pretendime, nga aktekspertimet rezultoi se Qosja ishte i përgjegjshëm para ligjit, duke u dënuar kështu me dënimin maksimal, vuajtjen e të cilit do ta bëjë në një burg të sigurisë së lartë. Procesi në Apel për David Qosajn zgjati më shumë se një vit, pasi Apeli e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lezhës për kompetencë. Por dosja u kthye sërish te Krimet e Rënda me vendim të Gjykatës së Lartë në shtator 2018-s, ku vazhdoi gjykimi rregullisht.

Ngjarja ndodhi në 2 shtator 2016 rreth orës 11:50. Shërbimet e policisë pranë sallës operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë morrën njoftimin se shtetasi David Qosja ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e FNSH-së, por sapo ato po kryenin rrethimin e banesës u ndodhën nën breshëritë e plumave që shkaktuan humbjen e jetës për efektivin e policisë Ardian Kodra. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *