• |
ide | kryesore

PS e vendosur të shkojë pa opozitën në zgjedhje, Balla: 30 qershori hap i rëndësishëm në forcimin e shtetit ligjor

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve europiane.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shprehet se zgjedhjet ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë.

POSTIMI I BALLËS

Zgjedhjet Europiane të përfunduara dje në të 28-të vendet anëtare të BE ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë. Rritja e pjesëmarrjes, më e larta e këtyre dy dekadave të fundit, është provë e qartë e shpresës dhe besimit në projektin europian, pavarësisht rritjes në mënyrë të ndjeshme të euro-skepticizmit dhe populizmit.

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan si fituese nevojën për një qasje tërësisht pro-aktive në mbrojtje të mjedisit, forcimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

Qytetarët e BE i dhanë partive pro-europiane një shumicë të cilësuar krahasuar me euro-skeptikët. Kjo na bën të ndihemi të bindur se Parlamenti i ri Europian do të ruajë të njëjtën mbështetje dhe qasje pozitive në pesë vjeçarin e ardhshëm vis-à-vis politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si Bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri mezi pres të vijojmë punën me kolegët e Parlamentit Europian të rizgjedhur apo të zgjedhur për herë të parë, duke e konsideruar së bashku vitin 2019 vitin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.



3 Comments

  1. shtet kurvash qe mbeshteten ke Pidhi i Pidhit te Pidhit te kurvave qe ju sollen ne jete. ropt ku ti keni,kelysha bushtrash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *