• |
ide | kryesore

Rama nuk ndalet, i shkruan letrën e gjashtë publike Lulzim Bashës

Lajme, Të fundit



LETER E GJASHTE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti kryetar,

letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.

S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.

1. Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si shkuan gjërat, s’po zgjatem.

2. Sivjet Ju i jeni rikthyer po atij avazi, por nga një nivel i ri papërgjegjshmërie, me mandate të djegura, bojkot zgjedhjesh dhe kërcënime për të ndaluar forcërisht popullin të zgjedhë në 30 qershor. Përsëri frika nga zgjedhjet dhe paniku nga drejtësia, Ju kanë qorruar e shurdhuar dhe shtyrë në rrugën e një lufte imagjinare çlirimtare nga tirania! Të cilën duhet ta bëni me veten ne fakt, për të përmbysur tiraninë e frikës brenda Jush, sepse Shqipëria s’është në duart e asnjë tiranie, po në duart e një shumice të zgjedhur demokratikisht, për të qeverisur deri në vitin 2021.

3. Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë, Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa dalje, ku po marshoni verbërisht.

4. Unë Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!

5. Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim. Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë.

Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa për fat të keq, shumë gabimisht, politikanë e parti të ndryshme i kanë kujtuar në momente të ndryshme të historisë së zhvillimeve demokratike. Mos e nënvleftësoni forcën e gjykimit dhe fuqinë e ndëshkimit të tyre, sepse çfarë keni parë e provuar në zgjedhje të shkuara, do t’Ju duket lule në krahasim me mësimin që do merrni kur t’Ju kërkoni përsëri votën një ditë, nëse s’do të ktheni rrugë sot përpara se sa nesër të jetë shumë vonë.

Me shëndet,

Edi Rama

27 maj, 2019



37 Comments

  1. Le ta ushtroje pergjegjesine shteterore duke gjetur se pse 1 km rruge ne Unazen e Re (ne fushore) kushton sa dyfishi i km ne Rrugen e Kombit (malore dhe me nje tunel prej afro 5 km). Jo per gje por atehere u fol per vjedhje dhe nuk kuptohet se si sot flitet per ndershmeri. E majta europiane ra, Kmut Frankensteini shkoi per lesh, Mogerini u cilesua nje deshtim, Lu dhe Vllahutin kane ikur. Ku do gjendet tani mbeshtetja per qeverine aktuale, apo ne rruget e koncesionuara?!

  2. Çfarë djalli është kur i thërret shqiptarët si të mençur. Jo që shqiptarët janë budallenj, aspak, por mënyra sesi Rama ia bën qejfin shqiptarëve me këto elozhe, një fshatari modest ja prish mendjen duke ia zbehur gjykimin me arrogance jetëshkurtër. (Sipas Ramës je i mençur kur nuk proteston për këtë rend mafioz. )E din qe shqiptarët vdesin të dëgjojnë nga të tjerët sesa të zgjuar janë e ndaj e përmend shpesh këtë argument.

  3. Gjynaf qe po u vjen fundi…. se ia kishte marre doren!
    Injoranti nuk di shqip – drejtshkruhet “po u vjen fundi” dhe jo “po i vjen fundi”. …..

  4. O Qelbesire.

    Perse NUK I shkruajte leter Kuksianeve kur Grabite Rrugen e Kombit, duke e dhuruar tek 2 Oligarke??

    Ti u diskretitove.
    Nuk ke me moral te jesh KM

    Je nje cope Hajdut/ Koncesionar.

    Do largohesh qe rruget te mos jepen me Koncesion, qe njerezit te jene te lire te talohen dhe te bejne biznes.

    Pa traun, pa pagesen qelbesire, ne rruget e Shqiperise.

  5. Hajde KM hajde! Tall bythen me miletin. Shkrun hartime dhe I duket vetja si “Federalist”. Q.ropt. shko puno legen

  6. Se ku lexova nje deklarate horror te te rrjedhurit Tak Ngjela: Rama nuk doli dy dite nga shtepia kur mesoi se ne 2017 kishte fituar 75
    deputete se kishte synim te qeveriste me PD.
    Kjo per aresye te sabotonte reformen ne drejtesi. Sa tragjikomike.

  7. Taku di dicka, eshte kaq i madh saqe Trump dhe Merkel vetem me te keshillohen. Njera diten e tjetri naten. E lane pa pushim te shkretin dhe ka filluar t’i lodhet truri. Mjere Shqiperia c’do te beje kur ta mbyllin Takun ne cmendine

  8. Shpellaret e njejte reagojne nje lloj ne te 6letrat qe rama ka derguar,tall loqet me keta koqet e srb o ram,se ti meka e pd e luluse do rrish gjete dhe kjo eshte dhe e keqja per popullin,por ti vazhdo tall loqet me keta koqet e srb

  9. Me keta po tall -loqet-kurse me ju jo,-se ja u ka ngjeshur ne -menderet sa nuk e largoni dot nga vetja e juaj .Vazhdoni ti mbani ne sumet ,ai le ti talli me te tjeret o morr i kuq.

  10. Ai flet me te vetet dhe jo me Bashen. Thjesht nje menyre tjeter per te “bindur” delet socialiste sic i quajti Milo. Kot lodhet me i shti urrejtjen per demokratet (kupto verioret) se ate e kane me pash. Mjafton kjo qe socialistet te dalin gjithe qejf dhe krenari ne votimet e kota te 30 qershorit.

  11. Votat per kandidatet e Frontit Demokratik 99.99 %.
    0.01% te shpallen armiq dhe te ndeshkohen nga organet e diktatures proletariatit.

    Kryetari Nexhmije Hoxha
    N/ kryetari Ismail Kadare.

  12. Ai tallet me vehten duke menduar me perversitetin e vet mjeran se luan me popullin. Mos u merni me te. Ai me te gjitha ka mbritur ne finishin e vet te mjeruar nga cdo pikpamje. Tani ai do merret me vetveten teksa te gjitha zullumet do ti kthehen me e pakta kokes se vet. E ku me dit ku tjeter. Sigurisht njejte dhe per per injorantet qe e ndjekin pas.

  13. Komentoj nje herë ne muaj dhe shikoni se çfarë me shkruan Lllapso sigurimsave:

    “”Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin””.

    1. E ka sistemi online, o kar.
      Po te Tema jote dhe te Dita s’te lene fare merobazet te postosh, vetem po qe lavd per Ramen a Bazen

  14. … Rama si duket do nxjerri “kurban 2” dhe me keto 6 letrat e ka siguruar gjysmen e vellimit…. (nejse tip vetekenaqesie quhet dhe kjo)

    1. Nuk eshte e vertete por edhe sikur, te duket demokratike??Sepse ai qe TB me Opoziten, po tall B edhe me ty, dhe gjithe ne, mer Injorant!

  15. Te Tema komentuesit lodhen gjithe kohes per t’i heq noj presje shkrimit te Meros dhe nuk ia dalin. Ju kane bere shkrimet e perditshme te Meros si kenga e Hoxhes. Ramen edhe mund ta shash ama po shave Meron nuk ke shans me u postu. Keta Bushatin e bejne qepaze dhe prap i poston.

    1. Nuk qeke mire nga koka nese beson tek merushja . Ai eshte shejtani vete , ai eshte nje nga te keqijat me te medha te ketij vendi . ropt meushes dhe ndjekesve te tij greko komunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *