• |
ide | kryesore

‘Skifterat’ e bankomateve, shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Lajme, Të fundit



Shkatërrohet në Spanjë një bandë shqiptarësh të specializuar në vjedhjen e bankomateve, shtëpive dhe anijeve industriale. Agjentët e Gardës Civile spanjolle bastisën një banesë në Madrid dhe prangosën 5 shqiptarë të moshave 24 deri në 41 vjeç, të cilët akuzohen për grabitje të shumta të bëra në të gjithë territorin e Spanjës.

Gjatë arrestimit atyre iu janë gjendur dokumenta identifikimi false, ndërsa mësohet se kishin dhe urdhra ekspulsi nga Spanja. Grabitjet e bankomatëve ishin bërë në Madrid, Guipúzcoa, Ciudad Real dhe A Coruña. Vjedhja e këtyre të fundit bëri që ata të binin në gjurmët e Gardës Civile.

Gjëja e parë që bënin shqiptarët kur vendosnin objektivin e radhës ishte marrja e një shtëpie me qera ku jetonin bashkë me shqiptarë të tjerë, për të shmangur dokumentimin e lëvizjeve të tyre nga policia.

Për arrestimin e grupit u desh bashkëpunimi i forcave policore nga rajone të ndryshme të Spanjës pasi lëvizja e shpeshtë e bandës krijonte vështirësi në gjurmimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *