• |
ide | kryesore

Skandali i trukimeve përfshin Serie A. El País: “Oikos trukoi Cagliari-Frosinone”

Sport



Titulli i País nuk lë asnjë hapësirë për dyshime: “Operacioni Oikos ka trukuar ndeshjen mes Cagliari e Frosinone në Serie A”. Një faqe e tërë e dedikuar për ndeshjen e dyshuar si të trukuar në 20 prill, përfunduar 1-0 për vendasit falë një penalltie që në të përditshmen politike spanjolle e përshkruajnë kështu: “Lojtari i krahut të djathtë të Frosinone, Francesco Zampano, shkel në mënyrë shumë të pakujdesshme një sulmues”.

Akuza është e rëndë e për El País bazohet mbi disa përgjime të zbardhura nga hetimi Operacion Oikos që po trondit futbollin spanjoll e në të cilat ka pasur akses gazeta madrilene. Sipas El País hetuesit janë të bindur që Carlos Aranda, ish-futbollist i konsideruar si kreu i grupit që merret me baste, duke u mbështetur tek Mattia Mariotti, një roman rezident në Malaga, qyteti i Aranda, ka arritur tek lojtarët e Frosinone, duke i bindur të rregullojnë ndeshjen me Cagliari.

Në fund policia spanjolle ka arritur në përfundimin falë disa përgjimeve: në një nga të cilat Aranda e Mariotti flasin për lojtarët e Frosinone e për manaxherin e skuadrës, me italianin që siguron spanjollin se mund të arrijë tek futbollistët përmes ‘intelektualit’ një mik i tij që administron bastet klandestine e të cilit menaxheri i skuadrës së Frosinone i detyrohet një shumë parash. Një përgjim tjetër zbulon Aranda, ti thotë një bashkëpunëtores së tij që administron agjensitë e basteve që ish-lojtari ka në Malaga, të vendosë bastin prej mijëra euro për fitoren e Cagliari.

Cagliari ka komentuar cështjen me një komunikatë, duke qendruar plotësisht jashtë kësaj afere. “Cagliari Calcio ka mësuar me habi nga organet e shtypit se është përmendur në një cështje të lidhur me një veprim të paligjshëm, në hetimin e operacionit të quajtur “Oikos”. Klubi shpreh përjashtimin total nga këto ngjarje, duke paralajmëruar këdo të mos citojë ose afrojë emrin e Cagliari, në mënyrë të gabuar, por të tregojnë kujdes në ruajtjen e imazhit dhe ndershmërisë së klubit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *