• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari, lëvizte me armë në brez

Lajme



Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili në lagjen nr. 1 Bathore, gjatë qëndrimit në ambjentet e një lokali mbante armë zjarri në brez.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,- njofton policia.

Materialet do referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *