• |
ide | kryesore

Gjermania ndihmon Shqipërinë për hetimin e grupeve kriminale

Lajme, Të fundit



Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar apo identifikimi dhe goditja e aktiviteteve kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë, si dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, ishte fokusi kryesor i takimit mes drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe Zv/Presidentit të Policisë Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler.

Henzler tha se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër krimit apo nisjen e hetimeve të përbaskëta për grupet kriminale.

Henzler: Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit në kohë reale në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi, nisja e hetimeve të përbashkëta për grupet kriminale, të cilët kthehen në Shqipëri apo vazhdojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit, është me rëndësi dhe ne do të vijomë t’ju mbështetim në punën tuaj në këtë drejtim.

Përgëzoj Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, e cilësoj një institucion serioz, të përkushtuar dhe partner të besuar të Policisë Gjermane.

Ju falënderoj juve Drejtor dhe gjithë ekipin tuaj për gatishmërinë, për të qenë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e Policisë në mbështetje të projektit ORKA”.

Gjatë takimit, Veliu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive ndër vite, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi

Veliu informoi Henzler se në Policinë e Shtetit është krijuar Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ka prioritet bashkëpunimin me partnerët dhe ndjekjen e hetimeve të përbashkëta, për të përshpejtuar procedurat e hetimit duke fshirë barrierat që kanë ekzistuar, për të arritur qëllimin e përbashkët.



7 Comments

  1. Bashkepunoni, por jo shume afer, sepse keta kane semundje ngjitese qe nuk ka vaksine gjermane t’i beje derman. Ard Veliu eshte dhe psikopat me diplome nder te tjera.

  2. Cju ka gjetur o gjermane. Kapini andej se keni plot . Nga h….ketu mos prisni gje. Keta me leket e zhulit mbahen.

  3. Ketu e vulosën fasadën dhe nderkombetarët. Ja filluan me komisionin dhe abasadoret dhe vajten deri tek policia. Se shpejti ushtria dhe pastaj zus.

    1. sepse keshtu kane mbiejtuar gjithmoen ne kurriz te te tjereve. hedhin gurin dhe fshejne doren derisa te zihen njerzit te behen copash me njeri tjetrin dhe ata pastaj te vjedhin cfare ngelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *