Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe krerëve të bashkive të djathta.
Mësohet se në fokus të tryezës së bisedimeve të mbledhjes në selinë blu ka qenë vijueshmëria e aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.
Burime nga PD-ja shprehen se kjo mbledhje kishte karakter konsultativ dhe vjen në vazhdën e takimeve të kryedemokratit në disa prej rretheve të vendit. Ndërkohë, të premten pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe e ish-grupit parlamentar.
Sakaq, bëhet me dije se opozita do të vijojë me zhvillimin e protestave kombëtare, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kushte standarte që prej djegies së mandatave, që u është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
O lulu mos u frikso se nuk te heqin nga pd per humbjen e rradhes,do te ndihmoje dashnori rama se I duhesh se me ty ai tall karet,keshtu beje disa xhiro me arka bosh deri ne shtator
Tamam, lum Rama qe te ka. kushdo tjeter te ishte ne vendin tend do e kishte zbythur Ramen.
Rama eshte zbythur. A e keni vene re sa here ka dale ne publik pas 30 qershorit?
Eshte ne plazh tjetri,keshtu tall karet ai me ju,ka ikur prandaj nuk del,o toc kuklle