Lulzim Basha dëshmon sot në orën 09.00 te Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.
Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve. Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Kush ia dha Bashës këtë informacion?
Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”.
Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.