• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari arratiset në mënyrë spektakolare nga qelia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar 23-vjeçar, i kapur duke vjedhur në një apartament, arriti të arritisej në menyrë spektakolare nga dhoma e paraburgimit në Itali, një ndërtese e re e përuruar në prill në prani të Salvinit.

Mediat italiane shkruajnë se behet fjalë për shqiptarin Elidon Gegaj, i cili është shpallur në kërkim.

Atë policia e vuri në pranga në mëngjes, teksa ishte bllokuar në ballkonin e një apartamenti në Monza, të cilin e kishte plaçkitur. Por në orën 11.30 të mëngjesit, ora e fillimit të procesit gjyqësor, Elidon Gegaj mundi të arratisej.

Ai ishte futur nê një qeli qënuk i kishte hekurat e larte deri në pjesën e tavanit dhe nuk e la pa shfrytëzuar këtë mundesi duke u arratisur.

Ai ka mundur të ngjitet mes pjesës boshe dhe ka dalë nëkorridor, e pastaj ka ikur pa u vënë re nga askush, si të ishte një “fantazmë”.

Gegaj akuzohet për vjehdje dhe në kohen e arrestimit iu bllokuan edhe mallrat që kishte vjedhur ne banesen ku te zotet duket se ishin me pushime. Sendet kishte tentuar ti fshihte në një kazan plehrash: katër orë, katër unaza dhe medalje ari, vathë dhe një gjerdan metalik të çmuar etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *