• |
ide | kryesore

Zbardhet sherri me thika në Tiranë, autori zbulohet nga kamerat e sigurisë

Lajme, Të fundit


Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën “Vaso Pasha”, ku si pasojë e përshkallëzimit të një konflikti, u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Në sajë të pamjeve filmike të siguruara nga kamerat përreth vendngjarjes, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” të mbetur në tentativë.

16-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, falë edhe bashkëpunimit me familjarët e tij.

Materialet hetimore në ngarkim të të ndaluarit do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *