• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy persona.

Në sherr e sipër, njëri prej tyre, një 35-vjeçar ka nxjerrë thikën duke goditur me thikë personin tjetër.

Si pasojë e goditjeve ky i fundit ka marrë plagë të lehta në trup. Pasi mori mjekim në spital ai ndodhet tashmë në shtëpi, ndërkohë që 35-vjeçari duhet të japë llogari në polici për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen “Kala”, Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin Gj. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *