• |
ide | kryesore

Sherr me thika mes shqiptarëve në Zvicër, humb jetën i riu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
në Zvicër



Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shqiptarëve të Kosovës në qytetin Bière në Zvicër. Si pasojë një 28-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda. Viktima kishte marrë një plagë në gjoks. Autori ishte një 55-vjeçar, po shqiptar i Kosovës, i cili është arrestuar.

Policia zvicerane njoftoi se 28-vjeçari shqiptar u gjet i shtrirë në tokë dhe kishte humbur shumë gjak. Pavarësisht se mjekët mbërritën në vendngjarje, i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në sherr.

Raportohet se të dy shqiptarët njiheshin më herët me njëri-tjetrin. Viktima nuk jetonte zyrtarisht në Zvicër. Mediat zvicerane shkruajnë se vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *