• |
ide | kryesore

Ka vetëm 8 klasë shkollë, kush është ministrja që ka trazuar Italinë

Planet



Teresa Bellanova është ministrja e re përgjegjëse për Politikat Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore të Qeverisë Conte 2. Emri i saj ka qenë një nga më të lakuarit në ditët e fundit, për shkak të CV-së së saj, ku pasqyrohet se ka kryer vetëm 8 klasë shkollë, që për shumë prej komentuesve e bëjnë të padenjë për të mbajtur postin e ministres.

Bellanova, një senatore e Partisë Demokratike të qendrës së majtë nga Puglia, dikur zëvendës ministre e Zhvillimit Ekonomik në qeveritë “Renzi” dhe “Gentiloni”, është e njohur për angazhimin e saj për dekada të tëra për të luftuar fatkeqësitë dhe punësimin e paligjshëm.

Duke e lënë shkollën herët për të punuar si punëtore në fermë, ajo filloi karrierën e saj si sindikaliste në moshën 20-vjeçare në fushën e punëtorëve, për t’u bërë koordinatore rajonale për gratë.

Më pas, Bellanova u emërua sekretare e përgjigjshme e Federatës së Punnëtorëve AgroInsudtrual, dhe ka shërbyer për 3 legjislatura si deputete.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar as personazhet publike si Matteo Renzi që i kanë dalë në mbrojtje ministres së re.

Ish-kryeministri foli për këtë çështje me një postim të gjatë në Facebook. “Kushdo që fyen Teresa Bellanova për veshjen e saj, për fizikun e saj, për historinë e saj si një punëtore bujqësie që është bërë sindikaliste dhe më pas ministre nuk është i denjë për një polemikë publike: ajo është thjesht një person i varfër. “.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *