• |
ide | kryesore

A do të krijojë parti të re? Flet Rudina Hajdari

Lajme, Të fundit


Deputetja Rudina Hajdari është e mendimit se mjedisi politik shqiptar aktualisht nuk ofron momentin e përshtatshëm për krijimin e një partie të re, ndonëse nuk e ka përjshtuar mundësinë e formimit të një force nën drejtimin e saj. ”Nuk është një gjë e lehtë të thuash të formoj një parti politike, siodomos në ambientin shqiptar. Duhet menduar mirë nëse shkoj drejt asaj rruge, por nuk e përjashtoj këtë opsion. Nuk kam frikë nga kjo gjë dhe besoj se nuk është momentin i duhur për formimin e një partie tjetër.”- është shprehur Hajdari në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në televizionin “News 24”.

Më tej, Hajdari ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke rrëzuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme si një rrugëdalje nga ngërçi. Sipas kryetares së grupit parlamentar të demokratëve, me rëndësi parësore është adresimi i reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore do të bëhet një detyrim ndërkombëtar dhe kjo i vë një vulë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur krizën. Kjo nuk bëhet për ne, por për publikun shqiptar. Mendoj se ajo që është e rëndësishme është produkti që do të arrijë Komisioni i Reformës zgjedhore. Nuk mendoj se është etike se një grup parlamentar të shpreh idenë e tij se cili sistem është më i drejtë e  cili jo. Në këtë debat publik duhet të përfshihen të gjithë: ekspertë, shoqërinë civile dhe të na thonë se ku janë mangësitë dhe cilat janë opsionet e tjera dhe të shikojmë me vëmendje se cili do të ishte një sistem se cili është më i përshtatshëm.”- ka thënë ndër të tjera Hajdari.

 


16 Comments

  1. Kam njohur tet ate,
    Ishte dikush qe kish pasion ,nuk dinte te fliste ne fillim …me kohe u be nje politikan shume i artikuluar,
    Por ju, moj goce …jeni bosh,
    Ju kujtoni se parlamenti eshte vend i pathosit dhe aktrimit…jo…eshte vend ku presupozohet te hyne njerez racionale dhe produktive(ligje, situata sociale etj).
    Kur nuk te zhveshi Amerika nga ‘aktrimi’ …nuk ka per te ndodhur ne Shiperi…jeni ne Spiropali e anes tjeter (pa vjedhjen).

  2. Kam njohur tet ate,
    Ishte dikush qe kish pasion ,nuk dinte te fliste ne fillim …me kohe u be nje politikan shume i artikuluar,
    Por ju, moj goce …jeni bosh,
    Ju kujtoni se parlamenti eshte vend i pathosit dhe aktrimit…jo…eshte vend ku presupozohet te hyne njerez racionale dhe produktive(ligje, situata sociale etj).
    Kur nuk te zhveshi Amerika nga ‘aktrimi’ …nuk ka per te ndodhur ne Shiperi…jeni nje Spiropali e anes tjeter (pa vjedhjen).

    1. Ne fakt edhe une e kam njohur, per te paafte e te korruptuar, pervecse servil, agresiv dhe me tipare diktatoriale..e kjo I ngjan shume..

    1. Ku ka bere shkolle kjo ore..? Je ne metro? Kjo ka ngrene leket e korrupsionit te semes..ne maje te amerikes e ka gjetur nje humbameno!

  3. Hipokrite si kjo nuk kam pare. Pa asnje kontribut, e emeruar per hater te prinderve deputete, pa asnje job eksperience te pakten, jep mend. E pamend per zotin.

  4. Deputete e fabrikuar ne zyrat e ambasades amerikane si perfaqesuesja e opozites se re. Nuk eshte gje tjeter pervecse perfaqesuesja me tipike e injorances politike me te thelle

  5. Kete e e barazoj me nje -para shkollore-por ne fakt ata dine me shume se mesojne ne kopesht,kurse kjo eshte nje -Gedhe-lisi qe nuk merr -Pyka-ne as nje krah dhe jo me te krijoje -Parti-dhe keto kete me vete thoni ju?Muzhik Murrizin me vone do shkojne me Patocin dhe Taku Ngjelen.

  6. Kete e e barazoj me nje -para shkollore-por ne fakt ata dine me shume se mesojne ne kopesht,kurse kjo eshte nje -Gedhe-lisi qe nuk merr -Pyka-ne as nje krah dhe jo me te krijoje -Parti-dhe ke do kete me vete thoni ju?Muzhik Murrizin me vone do shkojne me Patocin dhe Taku Ngjelen.

  7. Ideja se ne shqiperi duhet parti te reja qe te perfaqesojne nje shumice e heshtur qe nuk eshte e perfaqesuar gjer tani eshte me aktuale se kurre. Zonja Hajdari duhet vlersuar qe eshte kunder rrymes se partive te medha. Por une besoj se fakti qe eshte nga Tropoja, se eshte vajza e Azem Hajdarit nuk do kete sukses e besueshmerin e shqiptareve per te qene ajo kryetare e nje partie tjeter. Shqiptaret kane nevoje per ide te reja e fytyra qe skane lidhje me te vjetren.

  8. Astrit jam dakord me ty deri ne nje fare pike por ceshtja Hajdares nuk eshte fytyra e re apo lidhjet me fytyrat e vjetra, por ajo ska ide dhe eshte bosh komplet, por te mos harruar pasurine e dyshimte qe ka vene i jati dhe e ema. Per momentin eshte nje persevativ qe i duhet Rames apo dikujt tjeter dhe ne momentin qe do mbarojne pune do ta hedhin ne kosh te plerave

  9. Kjo duket si një fëmijë naiv, që s’ka haber nga politika as nga shumë punë të tjera, që do t’i vlenin. Ato që ka arritur i ka si qyl nga i ndjeri Azem, por kjo po e turpëron me mendime, fjalë e veprime. Edhe pak i duhet të shkëputet nga të gjitha gafat dhe të bëjë ndonjë punë të rendomtë prej njeriut që s’merr vesh nga kjo dynja. Krenohet se paska mësuar english pak si tepër sa i ngatrrohet me shqipën dhe e bën të duket qesharake. Ku merr vesh kjo ç’do të thotë Partia, kur dështoi, Avokati, Blushi apo Patozi &Co. Let her go crazy….! Do ta ulim ritmin se s’bën. Shihemi javën tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *