• |
ide | kryesore

Evra kthehet në Old Trafford: aventurë e re e francezit me United

Sport, Video



Patrice Evra kthehet protagonist në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Juventus ka festuar në Instagram ditën e tij të parë si trajner, por këtë herë me një video ekzaltuese. Francezi, që ka varur këpucët në gozhdë, ka nisur një aventurë të re si ndihmës-trajner i U18 të Manchester United.

“Nuk mund të përshkruaj si ndihem në këtë moment” ka shkruar Evra, i lumtur që është kthyer në shtëpi pasi ka veshur fanellën e Red Devils nga 2006 në 2014 (e ka fituar ndër të tjera një Champions e 5 Premier): “Të veshësh këtë fanellë më bën njeriun më të lumtur në botë” ka pranuar, duke lajmëruar se ka kryer me sukses ditën e tij të parë si trajner.

Ashtu si shpjegon The Sun, Evra do të ndihmojë Neil Ryan në rritjen e talenteve të reja të United, me objektivin për të bërë eksperiencë, në mënyrë që një ditë, ndoshta të drejtojë ekipin e parë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *