• |
ide | kryesore

Vendimi për Tahirin/ Zbulohet trupa gjykuese e Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit



Trupa gjykuese që do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, përbëhet nga gjyqtarët: Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda njoftoi se verdikti për Tahirin do të komunikohet këtë pasdite në orën 16:00.

Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, pretencë që nëse do të pranohet, do të reduktohej në 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës  për gjykim të shkurtuar. Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Më 26 mars, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të nisë gjykimin ndaj ish-ministrit duke mos pranuar pushimin e çështjes.

 

 

 

 

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *