• |
ide | kryesore

Sondazhi kombëtar, studentët shqiptarë s’kanë besim tek universitetet

Lajme, Të fundit


Sondazhi kombëtar i studentëve ka sjellë më në fund disa përfundime mbi cilësinë e universiteteve në vend. “52% e studentëve janë shprehur se institucionet ku ata studiojnë nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e tyre, ndërsa 45% e studentëve kanë deklaruar se nuk janë zhvilluar rregullisht pyetësorë për cilësinë e mësimdhënies”.

Të dhënat i ka bërë publike Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, por sondazhi i plotë nuk është bërë ende publik. Në një komunikim në Facebook, Shahini tha se do të ndante disa prej gjetjeve nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS) të zhvilluar në periudhën prill – maj 2019.
Sipas njoftimit nga Ministrja Shahini, janë mbi 89 mijë pyetësorë të dërguar ndaj studentëve, ku vërehet se niveli i plotësimit të tyre në nivel kombëtar është 31.2%. Këto janë disa prej gjetjeve në fjalë, ndërsa ministrja Shahini shprehet në postimin e saj se nesër do të publikohen të dhëna të tjera më të detajuara nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve.

Sondazhi u zhvillua në kuadër të “Paktit për Universitetin” dhe kishte si qëllim kryesor mbledhjen e opinionit të studentëve mbi 6 çështje kryesore si: organizimi i institucionit; burimet e institucionit; kurrikulat dhe përmbajtja; mësimdhënia dhe mësimnxënia; aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.


2 Comments

  1. Cfare mund te presesh? Universiteti i Tirane, me i miri d.m.th, eshte i 7000 e ca ne renditjen boterore, kur i Beogradit p.sh. eshte ne vend te 300 dhe i Prishtines ne 1000-1500.

  2. Shqiptaret jan rrota kari…kan 30 vjet qe ankohen e dun me ik se ku pidhn e plakes dun me shku. Kur vin knej fillojn flasin me vete. Bojini mer hajvona hyzmetin punes ne ven tujin se nqs menoni se sju do i huji do ju doj i huji???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *