• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Kavajën, zbardhet dosja e Prokurorisë: Marsida me 3 miqtë e saj kishin pirë alkol dhe kokainë

Lajme, Të fundit



Zbardhet dinamika e ngjarjes me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë mbi gjithçka ndodhi të enjten pas mesnate në shtëpinë e Marsida Qatjas në lagjen nr.2 të këtij qyteti.

Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli. Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas, njofton News24, që ka siguruar dosjen.

Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

“Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, sipas News 24, Toçi ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Masa për ta do të zhvillohet të dielën në gjykatën e Kavajës.



5 Comments

  1. dhjetra versione dhe asnjeri nuk i ngjan tjetrit . rrofte policia dhe prokuroria qe po e bejne çorbe derrash hetimin .
    ngjarja ka ndodh ne 4 e gjysem te mengjesit , ai me kallash ka qelluar nje apo dy plumba ndersa ai me pistolete 16 apo shtatembedhjet . keta jane gjobevenesa dhe jo drejtesi , keta jane draperi dhe jo thika .

  2. Na cate trapin me historite bastarde te rilindjes kriminale…. si cdo here elwmentet janw droge e tipit kokaine , shteti i inkrimuar., police, kriminele , vrases , dhe ngjarja mbyllet ne te vdekur.

    Me pas del qe qenkan zene per nje femer ….
    Nje here ishte elvana gjata, kjo viktima e rradhes etj.
    Tani opgj policia dhe prokurori do tregojne versione pas versionesh

    E verteta eshte qe vendin e kane bandat.

    Rilindja e rilindi krimin ne cdo cep e qelize te shtetit dhe vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *