• |
ide | kryesore

Me armë me vete, kokainë e kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



38-vjeçari Bledi Haka është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke lëvizur me makinën e tij luksoze me armë zjarri, kokainë, fishekë luftarakë, armë të ftohta, një sasi të madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Njoftimi

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Liqeni” ka vënë në pranga një person i cili bënte lëvizje të dyshimta me makinë, teksa mbante thikë me vete dhe me lëndë narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje, të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Më konkretisht forcat e posaçme kanë konstatuar një automjet, i cili kur ka parë makinën e policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

 Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi Bledi Haka policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material një armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë; një sasi prej 1.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 4.4 gramë lëndë narkotike, në formë cigareje.

Gjithashtu u gjetën edhe tre thika, dy me hapje dhe një në formë stilolapsi; katër celularë dhe një bllokues valësh celulari; një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja si dhe disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit B. H., banues në Tiranë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *