• |
ide | kryesore

“E respektoj, por thotë k*****e”: Granit Xhaka brutal në përgjigjen ndaj Evra

Sport



Nuk ka humbur kohë Arsenal ti përgjigjej fjalëve të thëna së fundmi nga Patrice Evra për Gunners. Ish-mbrojtësi, duke komentuar ndeshjen kundër Sheffield United për Sky Sports, kishte dhënë konsideratën, ekzaktësisht si në kohën e tij, se lojtarët e londinezëve ishin si ‘fëmijë’. E menjëhershme përgjigjia e kapitenit të Arsenal, Granit Xhaka. Sipas asaj që bën të ditur Metro e The Sun, 27 vjecari ka reaguar ashpër ndaj fjalëve të francezit.

“Kam shumë respekt për të sepse ishte një lojtar i madh, por duhet të ketë kujdes në ato që thotë. I njeh mirë këto situata, por nuk është i vetmi që i ka përjetuar. Shumë persona flasin e thonë vetëm k*****e dhe është gjithnjë e njësoj. Duhet të reshtim së foluri për anën mentale e idiotësi të tjera si këto. Më vjen keq ta them, por për mua është njësoj si kur luaj në shtëpi ashtu edhe jashtë: duhet të fitosh e të mos kërkosh alibi”.

Në fund Xhaka ka finalizuar sulmin e tij të fortë ndaj Evra: “Ish-futbollistët komentatorë? Për mua është e cuditshme sepse ata janë gjendur më parë në pozitat tona. Ndoshta ndonjëherë bëjnë mirë, herë të tjera jo. Nëse flet në këtë mënyrë cdo javë, humbet besueshmëri dhe respekt“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *