• |
ide | kryesore

“Mos flisni shqip”, shqiptarët dhunojnë pronarin e lokalit në Greqi (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr shqiptaro- grek i cili zanafillën e pati nga përdorimi i gjuhës shqipe ka përfunduar në një përplasje të dhunshme në Pyrgos. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është media greke ilialive.gr e cila raporton se sherri ka filluar në një lokal në rrugën Kairaskaki.

Dy shqiptarë ishin duke pirë kafe në një lokal dhe djali i pronarit grek i bëri vërejtje se po i shqetësonte duke folur shqip. Pas një debati me fjalë sherri vijoi me një përplasje të dhunshme ku dy shqiptarët bashkë me një tjetër bashkëkombas e rrahën pronarin e lokalit duke e bërë për spital.

Pronari fillimisht i kërkoi të largoheshin dy shqiptarëve nga lokali por ata bashkë me tjetrin e kundërshtuan duke e rrahur atë. Policia greke ndërhyu në kohë për t’i dhënë fund sherrit ndërkohë arrestoi një nga autorët shqiptarë të ngjarjes.



2 Comments

  1. As ne Afrike nuk te kerkon njeri te mos flasesh gjuhen tende, o kerma aziatike te shkerdhyera nga prifti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *