• |
ide | kryesore

Boiken Abazi: Pse hesht politika shqiptare për vrasjen e Astrit Deharit?

Lajme, Të fundit



Aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka komentuar raportin e institutit të pavarur në Zvicër, që doli në përfundimin se Astrit Dehari është vrarë në burgun e Prizrenit. Abazi e cilëson të papranueshme heshtjen e klasës politike shqiptare në Tiranë e Prishtinë pēr këtë krim, i cili ende nuk ka autorë.

Reagimi

Shumica e politikanëve në Shqipëri heshtën pas vrasjes së Astrit Deharit, edhe pse e kuptuan menjëherë që kishim të bënim me një vrasje politike. Pas vrasjes në vitin 2016, drejtësi për Astritin kërkoi Parlamenti Evropian, OKB, Internacionalja Socialiste, Ministri i Jashtëm i Anglisë, etj. Por, këta të tanët heshtën gati të gjithë. Mbase u “hutuan” nga regjimi në Kosovë që e shpalli vetëvrasje atë krim makabër politik. Po tani që doli edhe raporti i institutit të pavarur mjeko-ligjor nga Zvicra, a do flasin këta politikanë që e kanë gojën plot për të drejtat e njeriut e për kombin… Për vrasje politike që kanë ndodhur në vende shumë më të largëta, nuk ka mbetur njeri pa folur. Për Astritin, yllin që na e vranë në burg në lule të rinisë, vazhdon heshtja e politikanëve në Shqipëri.



4 Comments

  1. O trim mbi trimat cpune ka kllasa politike e tiranes me vrasjet ne kosove apo qe te hapin llapen koqevaret e thone shqiperia po nderhyn ne punet e brendeshme te atij shteti,kuptohet me urdher te sales i bejne keto pune koqevaret e ramushit me shoke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *