• |
ide | kryesore

Shengeni Ballkanik, flet Albin Kurti: Pres të shikoj një tekst që të shoh saktësisht se çfarë nënkupton ai

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nevojat që kanë qytetarët janë më të mëdha se sa realiteti që e gëzojmë të gjithë. Prandaj ne duam të krijojmë sa më shumë ura, që qytetarët të mos jenë më më të varfërit e më të papunët e më të nëpërkemburit në Ballkan”.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, kreu i VV, Albin Kurti, i cili ndodhet në Tiranë dhe pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin Edi Rama, duke folur për mediat në Samitin e Paqes për Europën Juglindore, dha detaje nga ky takim, teksa foli edhe për të ashtuquajturin Shengeni Ballkanik.

“Pres që ta shoh një tekst që të shoh saktësisht se cfarë nënkupton ai. Më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt. Diskutuam për cështjet dhe temat që do të bashkëpunojmë”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, nëse janë thyer akujt mes tij dhe Ramës, Kurti u përgjigj:

“Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara, ne jemi njerëz të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, duam që të punojmë që diferencat që kemi kurrsesi të mos rrezikojnë bashkëpunimin tonë”.



4 Comments

  1. Njerzit krijojne mardhenie mes tyre. Edhe kafshet po keshtu. Krijojne mardhenie mes tyre. Por albinit i themi me bindje qe km i shqiprise nuk hyn as te te paret as te te dytet. Eshte prej llojit tjeter edhe pse fytyre njeriu ka.

  2. Ka shume mundesi qe Rama do heqe dore nga Shengeni,per shkak te kundershtimit te forte,dhe do behet mik me Albinin edhe per ta ngritur sadopak imazhin qe i ka rene pertoke, Si gjithmone kapet diku, nxjerr nje lajm sensacional nga xhepi dhe kundershtimi ndaj tij zbehet. Keshtu i shtyn vitet ne pushtet Rama,te pakten keto 4 vitet e fundit qe eshte me pak i pelqyeshem se kurre ndonjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *