• |
ide | kryesore

Iris Luarasi kërkon falje: Nuk doja të fyeja VIP-at që ngela në provim

Paparazzi



Pak ditë më parë, një deklaratë e pedagoges Iris Luarasi ku përmendi emrat e 4 ish-studentëve të saj që i kishte ngelur në provim dhe që tani janë personazhe të famshëm shkaktoi shumë reagime. Një nga emrat që Luarasi tha publikisht se e kishte ngelur ishte dhe Jonida Shehu, e cila e kishte ftuar në emisionin e saj “Soirée” në TCH. Pedagogia u shpreh se çdo gjë është keqkuptuar pasi nuk arriti ta shpjegonte atë që donte të thoshte.

“Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime, kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falënderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar”, – është shprehur Luarasi.

Ajo tha se kur deklarata e saj u bë lajm i ka marrë të ish-studentët e saj në telefon për t’ju kërkuar falje.

“Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin. Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, sa keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet”, – ka sqaruar Luarasi. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Iris,po Donald Trampi,sikur t’i kerkoje falje kreut te ISIS-it,per eleminimin e tij dhe djemve,a ka ndonje vlere? Do thuash se ka ndryshim rasti yt,prej shembullit tim.Ashtu eshte,ka shume ndryshim,por problemi qendron se njeriu i mencur (eshte gjithmone i drejte dhe pa hile ) mendohet (ose te pakten,duhet te mendohet),nje mije here,para se te flase nje here,e sidomos ne publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *