• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Milot, shoferët në spital (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ku janë përfshirë dy makina ka ndodhur në dalje të Milotit, në hyrje të rrugës së Kombit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Shoferët e dy makinave janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Ka qenë një ‘Benz’ me targa Kosove që ka goditur një makinë me targa shqiptare ‘ AA 087 VL’. ‘Benz-i’ me targa të Kosovës, ka goditur goditi në pjesën e pasmë një ‘Hyndai’ me targa AA 087 VI.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *