• |
ide | kryesore

Pas Adria Airways, Transavia pezullon fluturimet nga Tirana

-Instant, Të fundit



Kompania ajrore low cost Transavia do të pezullojë fluturimet e saj Amsterdam- Tiranë nga prilli i vitit 2020.

Pas falimentimit të Adria Airways në shtator, Transavia është kompania e dytë që ndrepret fluturimet direkte Tiranës.

Njoftimi për nisjen e linjës direkte Amsterdam-Tiranë u dha në prill 2017 nga Ministri holandez i Punëve të Jashtme në atë kohë Bert Koenders dhe homologu i tij në Tiranë Ditmir Bushati. Por fluturimet e para të Transavias nisën në maj të 2017.

Një grup nga komisioni i aeroportit të Rinasit ka nisur një peticion ku i kërkon Transavias të rishikojë vendimin e saj, por kompania pretendon se nuk ka mjete financiare të mjaftueshme për të vazhduar fluturimet nga Tirana.

Pezullimi i linjës direkte nga Amsterdami do të ndikojë negativisht në turizmin hollandez në Shqipëri, i cili u rrit ndjeshëm në vitet e fundit.

Është akoma e pasigurt nëse fluturimet do të transferohen në një aeroport tjetër hollandez, siç është Haga/Roterdami apo Eindhoven.



7 Comments

  1. Mo ki merak, do ti veme ndonje Air Albania (Turkish Airline) me ndonje emer poeti(mundesisht Petro, Mihal etj etj), qe ti thiejme brinjet hollandes..

  2. ska kerkese ndaj e mbyllin, per 10 shqiptar qe shkojne ne jave do e mbajne. Turizem hollandez leshi ka ne shqiperi. Ne gjith shqiperine tani ne nentor i ke apo jo 5 hollandeze

  3. Me ato bileta aq te lira nuk paguhen dot as taksat e aoreportit te Amsterdamit dhe te Tiranes , o lum miku.
    Duhet te pakten qe biletat te jene 50 euro me shtrenjte qe te jete biznes fitimprures.
    Lexoni ne internet dhe do shikoni se shkaku kryesor jane taksat e aeroporteve. Ata tani po shikojne mundesine qe te nisen nga Eindhoveni ku taksat jane pothuajse inegzistente , por dhe aeorporti eshte kot fare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *