• |
ide | kryesore

Profil i Redjan Rrajës/ Nga vrasja e Elton Çiços te “Xhisiela”, ngjarjet e bujshme ku është përfshirë

Lajme, Të fundit

Redjan Rraja, 34-vjeçari, i cilu u arrestua parditen e sotme në cilësinë e një prej autorëve të dyshuar të atentatit të javës së kaluar, ku teksa po udhëtonin, mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, Andi Maloku, shoferi i tij dhe Landi Muharremi (Aleksandër Laho), është një emër i njohur për Policinë e Shtetit.

Rraja, nip i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rraja, u arrestua më 3 maj të vitit 2016, pasi u akuzua se pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në 1 maj të atij viti në lokalin “De Niro” në zonën e ish-bllokut në Tiranë. 34-vjeçari u dënua me 8 muaj burg për veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, ngjarje e ndodhur më 1 maj të 2016-s, në një lokal në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Më tej, dy vjet më pas, Rraja do të shfaqej në dosjen e famshme të njohur si “Xhisiela”, ku ishte i përfshirë drejtpërdrejt kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Në materialin hetimor të publikuar në momentin kur ngjarja u bë publike, Xhisiela Maloku dëshmoi në Prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja, si edhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin ndaj tyre në Policinë e Tiranës. “Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.”-tha Xhisiela për organin e akuzës.

Pak ditë pasi u bë publike ngjarja, Xhisiela doli para mediave dhe mohoi gjithçka kishte deklaruar deri në atë moment duke rrëzuar versionin se ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, me të cilin kishte patur lidhje dashurie.

Emri i Redjan Rrajës u përmend edhe nga oficeri Emiljano Nuhu si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar me armë në kokë për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të Malokut. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ai tha se pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet “WhatsApp”-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Sipas Policisë, këto kërcënime janë sajuar nga Nuhu para se të arratisej për në Zvicër, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik. ©Lapsi.al

 

4 Comments

  1. E besoj qe lajmi eshte ne perditesim – bemat e Rrahjeve nuk mbarojne ketu. Ata e kane RRAHJEN ne mbiemer.
    Psikopate sic i do Partia!

  2. Ky esht fytyra e vèrter e rilindjes para 3 muajve doli 1 vidjo qe rrinte 1 vajz pyete ramn Te portali shqipèria duam dhe me tha ik o injorant qe shkruan nga Gjermania dhe bèri bllok posht ripjerdhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu