• |
ide | kryesore

Alvini 11-vjeçar nxirret jashtë kampit Al-Hol

Arkiva, Lajme, Të fundit



Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar tashmë është nxjerrë jashtë kampit Al-Hol të Sirisë. Ai ndodhet në një vend të sigurt jashtë kampit, në pritje për t’u bashkuar me familjen e tij.

Ka ende pak detaje për operacionin e shpëtimit të Alvinit nga kampi, por aktualisht ai ndodhet ende në Damask dhe po pret avionin për ta çuar në Libi. Nga Libia do të shkojë në Romë njoftom tv Klan. Të miturin po e mban Gjysmêhëna e kuqe.

Alvin Berisha qëndronte në kampin Al Hol që prej 14 Marsit 2019 pas shtrimit ne një spital në rajonin Hasakah të Sirisë për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.

Rasti i tij u bë i famshëm pas publikimit nga emisioni investigativ “Le Iene”. Burime të Televizionit Klan thanë se për shpëtimin e tij janë angazhuar autoritetet kurde dhe ato italiane.

Shpëtimi i Alvinit u përshëndet edhe nga Instituti i Kosovës Për Studime Ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *