• |
ide | kryesore

Votimi i dy gjyqtareve të Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nga Kuvendi. Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se nuk ka asgjë të re dhe se Presidenti Meta vijon vizitën në Paris, pas të cilës do të ndajë vlerësimet me qytetarët.

 “Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Blushi.

Tedi FbKuvendi votoi sot dy anëtare të Kushtetueses sipas listës së ardhur nga KED duke marrë kompetencat e Presidentit Meta dhe duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, e para në listë.Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha sot se Presidenti Meta nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar. Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.

Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim, ndërsa Fjona Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.

 Po sot në mëngjes, Presidenti Meta tha se po ndjek me vëmendje këtë proces dhe ‘sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *