• |
ide | kryesore

Media franceze skeptike: konsiderohet dështim mosarritja e kreut të grupit nga Franca

Sport



Kampionia e Botës dhe nënkampionia e Evropës, Franca mund të mos e mbyllë në krye të grupit të saj garën për kualifikueset e Euro 2020. A mund të quhet ky një dështim?

Pas disa javësh kampionat, është koha e impenjimit ndërkombëtar. Me të mbërritur në Clairefontaine të hënën pasdite, skuadra franceze do të duhet të presë biletën e saj për Euro 2020, ku do të përballet me Moldavinë (të enjten) dhe me Shqipërinë (të dielën) në dy ndeshjet e fundit vendimtare.

Pas tetë ndeshjeve në Grupin H, Kampionët në fuqi të Botës nuk kanë siguruar ende kualifikimin e tyre, dhe aktualisht janë në vendin e dytë me pikë të barabarta (19) me Turqinë, por janë 4 pikë përpara Islandës. Me fjalë të tjera, mbyllja e grupit në vendin e parë mund të jetë tepër delikate për Blutë që nuk kanë më në duar fatin e tyre, dhe do t’iu duhet një fitore për të arritur zyrtarisht kualifikimin.

“Nuk e di nëse prisnim kaq shumë vështirësi, por nuk më kujtohen ndonjëherë Blutë të jenë kualifikuar tre ditë nga fundi. Nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Kishim një përballje të dyfishtë kundër Turqisë ku morrëm 1 pikë nga 6… Mund të kishim bërë më mirë”, pranoi trajneri Didier Deschamps, të hënën, në një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar për natyrën e pabesë të ndeshjeve kualifikuese.

Kampionia e Rusi 2018 do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020 në 14 nëntor do të presë Moldavisë dhe në 17 nëntor kundër Shqipërisë në transfertën e “Air Albania”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *