• |
ide | kryesore

‘Lirim’ i të fortëve të Elbasanit, del burgu Florenc Çapja

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Florenc Çapjën. Ky i fundit ishte arrestuar me akuzën e “Vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Lexo më tej: Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Krimet e Rënda: Suel Çela i pafajshëm 

Çapja ishte marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, shumë pranë banesës së ish oficerit të policisë Fadil Mema, krim për të cilin është arrestuar dy herë dhe dy herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, pasi dëshmitari kryesor Ardian Ibrahimi në atentatin kundër Fadil Memës, është vrarë me 5 plumba në 26 maj 2006 në Elbasan.

Ky ishte procesi i tretë që zhvillohej kundër Çapjas, për këtë ngjarje kriminale në Elbasan. Ngjarje e cila u pasua me një seri vrasjes të tjera në këtë qytet, ku pjesa më e madhe e tyre nuk është zbardhur nga policia dhe prokuroria e Elbasanit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu