• |
ide | kryesore

“U dënova kur isha unë viktima”: Valbuena flet për përjashtimin nga Franca

Sport



Nga 2015, si pasojë e tentativës për ta shantazhuar nga Karim Benzema, Mathieu Valbuena është lënë jashtë xhiros së kombëtares së Francës. Pak ditë më parë, kur kampionët e botës siguruan vendin e parë në grupin kualifikues në Euro 2002 në Tiranë, me fitoren kundër Shqipërisë 0-2, u kthye në modë diskutimi për të kthyer mes Gjelave Benzema. Mbi debatin ndrëhyri presidenti i Federatës që i mbylli derën sulmuesit të Real Madrid, por për cështjen është kthyer të flasë përmes mikrofonëve të RMC Sport edhe Valbuena.

“Ishte e tmerrshme, gjëja më e vështirë ishte për familjen time, kur lajmi u bë publik. Deschamps pastaj më telefonoi për të më thënë se nuk do të më grumbullonte: u ndëshkova në mënyrë të dyfishtë për dicka në të cilën isha viktima. Ishte e dhimbshme të mos merrja më pjesë në kombëtare, edhe sot është dicka që vazhdon të më shqetësojë. Didier ka folur me mua e më pati thënë se po më ndiqte: shpresoja të kthehesha, por pastaj e kuptova se tashmë për Francën isha i vdekur. Mu desh ta kapërceja këtë, edhe pse mu desh shumë kohë. Nuk e fsheh se nëse Franca do ta kishte fituar Euro 2016, unë nuk do të isha i lumtur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *