• |
ide | kryesore

Deschamps zbulon emrin e trajnerit të ardhshëm të Francës: “Zidane do bëhet tekniku i kombëtares”

Sport



Franca kampione e Botës në fuqi përgatitet për Europianin e ardhshëm, për tu konfirmuar Kombëtarja për tu mundur, nën drejtimin e Didier Deschamps. Një administrim, ai i ish-mesfushorit, që do të mbetet në historinë e Gjelave, duke parë triumfet e mëdha. Por cështja është, pas tij, kush do të vazhdojë udhëheqjen e Kombëtares?

Përgjigjen e jep vetë Deschamps që, duke folur për Le Monde, zbulon një tjetër ish-futbollist të madh francez: Zinedine Zidane. “Trajneri i ardhshëm i Kombëtares franceze? Mund të jetë Zidane. Do të vijë momenti që kjo pankinë do ti takojë atij”. Ka thënë tekniku aktual i Bleus. Kontrata e tij me Federatën franceze do të skadojë në qershor 2022 e kushedi nëse, në atë moment, Zidane do të jetë gati të ndërmarrë misionin, pas eksperiencës tek Real Madrid, ai që me blancos e ka shkruar historinë në fushë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *