• |
ide | kryesore

Deti deri në 8 ballë në Vlorë, mbërrin më në fund trageti nga Brindisi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura të shiut, të cilat pritet të zgjasin deri në mbrëmjen e së hënës.

Në qytetin e Vlorës mësohet se intensiteti i reshjeve të shiut ka qenë 30 milimetra. Fatmirësisht, deri tani nuk ka probleme në qytet dhe rrugët janë të hapura.

Ndërkohë, lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar për anijet e vogla, ndërsa trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur në port.

Deti është me fuqi 8 ballë dhe shpejtësia e erës që fryn nga jugu 18-20 m/s, bëjnë të ditur nga porti i Vlorës.

Dosja.al mëson se në portin e Vlorës, ka mundur të akorohet trageti  “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, (i cili kishte 150 persona në bord) pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.

Udhëtarët pasi zbritën në tokë në orën 08:00, u shprehen se janë torturuar nga udhëtimi i gjatë dhe pritja në radhë e tragetit për t’u ankoruar.

“Kemi bërë 7 orë rrugë, jemi edhe 14 orë në radhë, u torturam”, shprehen ata



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *