• |
ide | kryesore

Shkodër/ Arrestohen 2 persona, po transportonin 9 algjerianë dhe tunizianë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.

Në pranga u vunë shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë dhe F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *