• |
ide | kryesore

Vettingu/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: 125 gjyqtarë e prokurorë janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Arsyet, dominon pasuria e pajustifikuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy vjet pas fillimit të procesit të vetingut 223 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar skanerin për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe përgatitjen profesionale.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar të gjithë procesin e vettingut prej fillimit të tij dhe konstaton se ai po ecën me ritme të ngadalta pasi vetëm 27 % e subjekteve kanë kaluar fazën e parë.

Nga analiza e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezulton se pas dy viteve janë larguar nga sistemi i drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistratë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur u Kualifikimit, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë.

Ndër arsyet e shkarkimit dominon pasuria e pajustifikuar, pasi 35 magjistratë janë shkarkuar për këtë; 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

2 vjet pas fillimit të vettingut; 97 magjistratë kanë kaluar të gjitha verifikimet e janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë.

Ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë kryer 102 ankime. Pjesën më të madhe të ankimeve në Kolegj e kanë bërë vetë subjektet e rivlerësimit, 73 raste; ndërsa Komisioneri Publik ka ankimuar 29 vendime të shkallës së parë, KPK.
Që prej fillimit të punës Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë 46 vendime. Në 32 raste KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vetëm në 9 raste Kolegji e ka ndryshuar këtë vendim.



7 Comments

  1. Kjo ishte drejtesia e plepave qe ndertoje strategu i krimit te organizuar salih karaxhic berisha per 25 vjet,dhe sot keta zagare te salihut po shijojne frytet e korrupsionit,por dita erdhi qe keta te japin llogari me ne krye salihun e liken

  2. PO QE PER PASURINE KETU NUK DUHET TE KETE FARE GJYQAOR . TE GJITHE JANE TE PERLYER SHUME KEQ ME PISLLIKUN . ZEVENDESIMI TE TE GJITHEVE ME TE RINJ TE SHKOLLUAR JASHT ESHTE ZGJIDHJA.

  3. Kjo eshte thjeshte nje organizate sorosiane qe ishte dhe projektuesi kryesor i reformes dhe perfituesi me i madh i saj

  4. Po anti 100€ qe i dolen teper dovranit Si e shpjegoni ju te Helsinkit ,kjo drejtsi eshte e kapur 100% nag sorrosjanet

  5. Po anti 100€ qe i dolen teper dovranit Si e shpjegoni ju te Helsinkit ,kjo drejtsi eshte e kapur 100% nag sorrosjanet

  6. Po salihu qe takohet me sorosin cfare i thoni ju shpellkare,qe reformen e ka kapur salihu,mbajeni mend mire o shpellkare amerika e kapi reformen diten qe salihu me te tijet dhe likja me te tijet me nje sms shkuan koke ulur dhe votuan kushtetuten e re,qe ketu salihu i lahu hesapet me kapjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *