• |
ide | kryesore

“Edhe një centimetër është jashtë loje”: presioni i debateve i kthen mendjen IFAB për Var

Sport



Pas hapjes mbi një tolerancë të mundshme të Var në rast të pozicionit jashtë loje për pak centimetra, vjen prapaktheu i menjëhershëm nga ana e sekretarit të përgjithshëm të IFAB. “Pozicioni jashtë loje është pozicion jashtë loje edhe nëse është vetëm një centimetër. Nëse imazhet me linjat e kalibruara perpendikulare tregojnë se ka një pozicion jashtë loje, asistenti video duhet të vazhdojë ta sinjalizojë – ka saktësuar Lukas Brud në një intervistë për sportschau.de -. Nuk do të ketë asnjë limit tolerance e asnjë marzh gabimi të aplikuar tek pozicioni jashtë loje. Asistenti i videos duhet të kuptojë menjëherë nëse është pozicion jashtë loje apo jo”.

Në ditën e kaluara IFAB dukej se donte ta modifikonte rregullin e pozicionit jashtë loje, duke përfshirë një koncept tolerance për të fshirë sinjalizimet milimetrike të Var. Këto zëra kanë krijuar në fakt debate të forta, e sot Brud ka bërë prapa ktheu: nuk do të ketë ndryshime në rregullin e pozicionit jashtë loje të aplikuar nga Var. Në 29 shkurt, në Irlandën e Veriut, do të ketë një mbledhje të anëtarëve të IFAB e me shumë mundësi do të mësohet më shumë mbi përdorimin e Var.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *