• |
ide | kryesore

Vdekja e punëtorit në Korçë, arrestohen dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallatin në të cilin ditën e djeshme u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: F.P., 67 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe A.Z., 41 vjeç, me detyrë manovrator.

Sipas uniformave blu, këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *