• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i biznesmenit/ Merret në pyetje bashkëshortja dhe dëshmitarët. Me kë do takohej Reçi para se të vritej?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëshortja e 47-vjeçarit Kastriot Reçi që u vra sot me snajper në Rrëshen është marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse viktima kishte pasur ndonjë kërcënim apo konflikt që çoi në ekzekutimin e tij.

Po kështu janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes apo lëvizjet e biznesmenit, aksioner i televizionit lokal Media+, të cilit ishte hequr licenca dy vite më parë. Reçi ishte një emër i njohur në zonë për shkak të aktivitetit të tij si biznesmen.

Po kështu burime nga grupi hetimor bënë me dije se para se të vritej ai kishte lënë takim me një grua për çështje pune. Nuk dihet kush ishte personi në fjalë por policia po heton të gjitha lëvizjet e tij për të arritur tek identifikimi i autorit të vrasjes.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një histori bandash dhe është bërë për hakmarrje. Dy vite e 8 muaj më parë, 47-vjeçarit i kishin vrarë të vëllain Gaspër Reçi në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *